Udhëtimi i dytë
Udhëtimi ynë i dytë për të vazhduar punën me pishinën në ishullin e Shën Martinit, nisi më 28 tetor 2019. Një udhëtim i gjatë e me shumë orë. Fillimisht shkuam me makinë nga Verona deri në Venecia. Aty do të merrnim avionin që shkonte për në Paris.
Mbërritëm në Paris në orët e para të mëngjesit. Nga aty do të merrnim avionin e dytë që na dërgonte direkt në ishullin e Shën Martinit. Mbërritëm atje rreth orës 15:00 me orën e ishullit që është 6 orë pas me orën tonë.
Të lodhur e të rraskapitur shkuam në hotelin tonë. Megjithatë, nuk mund t’i rezistonim plazhit të mrekullueshëm. Ja pse sa sistemuam gjërat tona, menjëherë bëmë zhytjen tonë të parë në këtë udhëtim të dytë.

Fillon puna me pishinën
E nesërmja erdhi shpejt. Puna me pishinën duhej të fillonte. Me ndryshimin e orarit gjumin nuk e kishim bërë siç duhej. Megjithatë, entuziazmi për të vazhduar punën na jepte energjitë që na mungonin. Në udhëtimin e parë kishim punuar me nivelimet dhe formën e pishinës.
Tani na duhej të vazhdonim me shtrirjen e sistemit hidraulik, rrjetit elektrik dhe me disa sistemime të tjera. Nga Italia ishim nisur me një mot të freskët. Por në Shën Martin vapa e lagështia vazhdonte. Dalëngadalë, pishina po merrte pamjen e saj. Ditët kalonin pa u kuptuar. Ndonjëherë vazhdonim gjatë punën. Ditë të tjera linim pak kohë edhe për të bërë pak plazh.
Pak nga pak po i vinte koha të bënim veshjen e pishinës. Pishinat tona janë krejt ndryshe nga pishinat tradicionale. Nuk përdorim beton. Sistemi Sorgiva është një sistem unik pishinash. Veshja përbëhet nga disa shtresa.
Por të punoje 400 m2 kërkonte kohë. Por sa më shumë kalonte koha, aq më e qartë bëhej pamja e pishinës. Kjo na shtonte dëshirën për të mbaruar sa më shpejt.