Kopshte

Projektim kopshtesh

Hapësira e gjelbër është një veçori e çmuar e shtëpisë, një mjedis i vërtetë që duhet hartuar në detaje, për të krijuar harmoni midis kopshtit dhe shtëpisë.
Secili prej nesh krijon në mendje një ide për kopshtin ideal që dëshiron të ketë në shtëpinë e tij. Natural Pools synon ta bëjë mundur realizimin sipas idesë suaj të kopshtit.
Punë prefesionale, cilësi e lartë dhe sisteme ujitje moderne do ta bëjnë kopshtin një vend ku mund të relaksoheni dhe të gjeni paqe. 
Nëse jeni të interesuar në krijimin e kopshteve natyrore, krijuese dhe origjinale, na shkruani dhe mund të konsultoheni me katalogun tonë të produkteve për të marrë një ide se si të ndërtoni kopshtin tuaj.

"Materialet e përdorura na lejojnë të krijojmë vazhdimësi midis pishinës aktuale, vendkalimeve apo zonave të plazhit dhe kopshtit ".

Veçanti dhe natyralitet

Pavarësisht sa e madhe apo e vogël është hapësira që keni në një ballkon, tarracë, kodër, fshat ose liqen, ne hartojmë me kujdes çdo kopsht që do të duhet të përmbushë pritjet tuaja. Lulet, bimët dhe pasqyrat e ujit, gjejnë një vendosje të studiuar me kujdes dhe në një mënyrë natyrale.

Natural Pools merret edhe me krijimin e sistemeve adekuate të ujitjes dhe sistemeve të ndriçimit që do të përmirësojnë kopshtin tuaj edhe gjatë natës, duke krijuar atmosfera unike.

Ne ju ofrojmë mirëmbajtje të saktë të barit, shkurreve dhe bimëve të të gjitha llojeve dhe madhësive. Gjithashtu, jemi te specializuar për të bërë pellgje artificiale dhe ujëvara, të gjitha duke përdorur materiale natyrore.

Pin It on Pinterest

sqShqip