Një nga pishinat më të bukura që kemi bërë!
Sot po ju shkruajmë për një nga projektet dhe pishina më emocionuese që kemi pasur privilegjin të punojmë. Gjithçka filloi më 10 shtator të 2019. U nisëm nga Parisi për në Shën Martin. Përveç bukurisë mahnitëse të ishullit, edhe pishina që do të ndërtonim do të sillte emocione të bukura.
Donim që pishina të shkrihej me pamjen e mrekullueshme që kishim në vendin ku do të ndërtohej. Puna filloi. Një pishinë Sorgiva me përmasa 400 metra katrorë kërkonte shumë punë e mund. Ndonjëherë lagështia e madhe ta bënte edhe më të vështirë punën. Por një Corona (birra dhe jo virusi 🙂 ), na e bënte më të lehtë të përballonim vapën e lagësht. Plus një zhytje në ujërat e mrekullueshëm të ishullit na freskonte edhe më shumë. Dita ditës gjërat shkonin përpara dhe pishina merrte formën dhe pamjen që dëshironim.
Donim që pishina të mos ishte diçka e huaj me pamjen që na rrethonte. Në përputhje me moton dhe emrin që mbajmë, (Natural Pools Albania) donim të bënim një punë që të ishte njësh me natyrën e ishullit.