Sorgiva
Pishinat natyrale Sorgiva
Kompania jonë merret me krijimin dhe projektimin e pishinave natyrale me forma të lira dhe me një sistem të patentuar SORGIVA, i cili përshtatet bukur në kopshte dhe zona relaksi, duke krijuar një atmosferë të përsosur për ata që e duan natyrën.
Ato karakterizohen nga materiale natyrore, si kuarci, guraleci, duke dhënë kështu ndjesinë e të qenurit në bregun e një lumi ose liqeni ose plazhi në Karaibe.
Ne kujdesemi për krijimin dhe modelimin e pishinës tuaj natyrale në një mënyrë të personalizuar, duke ndjekur shijet tuaja estetike. Së bashku bëjmë zgjedhjen e materialeve, ngjyrave dhe dizajnin e pishinës duke krijuar një pishinë që përfaqëson ju.

"E vogël ose e madhe, çdo pishinë Sorgiva është bërë duke marrë parasysh nevojat dhe shijet tuaja ".

Sistemi tradicional
Natural Pools është një kompani italo-shqiptare që ka depozituar një patentë të re dhe jashtëzakonisht inovative në fushën e pishinave të realizuara nëpërmjet shtresave të kuarcit dhe rrëshirës. Teknologjia Sorgiva, deri më sot, është më e shpejta që mund të gjendet në treg. Me emrin Sorgiva kemi dashur të theksojmë karakteristikën kryesore të kësaj patente me anë të së cilës uji i filtruar futet poshtë shtresës përfundimtare të rezervuarit, për tu “ngritur” në një mënyrë të gjerë në të gjithë sipërfaqen …
Sistemi tradicional:
• gropat e mbushjes së ujit të dukshme;
• riciklimi i ujit jo kapilar;
• ngecja e ujit në veshje;
• formimi i algave dhe baktereve;
• vështirësi në pastrim.
Sistemi Sorgiva
Ky proces zhvillohet në saje të intersticioneve të pranishme në pjesën e parë të strukturës e cila, duke përfshirë sistemin hidraulik, është e ngopur me ujë të klorur, duke sterilizuar çdo algë të mundshme. Janë bërë shumë prova me ngjyrues të vendosur direkt në sistemin e riciklimit. Kemi parë se si ngjyruesi përhapet në shtresën e parë duke hyrë me një presion të lehtë dhe më pas duke kaluar nëpër në shtresën e hollë të kuarcit. Duke eleminuar gropat e mbushjes, pamja e pishinës bëhet më tërheqëse.
Sistemi Sorgiva:
• eleminimi i gropave të mbushjes të dukshme
• riciklimi i njëtrajtshëm dhe kapilar i ujit;
• dezinfektim optimal i pishinës;
• pamja natyrale e gjithë pishinës;
• pastrim praktik dhe optimal i pishinës.
